33-vjeçari Salihi ka rilindur ketë sezon dhe pritet te jete protagonist absolut me skuadrën e tij te re. Ne javën e 9 te kategorisë se dyte, austriaku Viener Nojstad ju rikthye fitoreve duke mundur 2-0 Livering. Heroi i skuadrës nga kryeqyteti, sulmuesi shkodran autor i dy golave.

 

Fillimisht Salihi gjeti rrjetën ne minutën e 10, duke shfrytëzuar mjaft mire nje pasim te gabuar te nje prej futbollisteve kundërshtar. Ndërkohe ne minutën e 23 sulmuesi shqiptar ktheu ne gol nje penallti, duke dyfishuar shifrat. Salihi qëndroi ne fushe deri ne minutën e 74, edhe kur u zëvendësua nga trajner i skuadrës. Për Hamdi Salihin ky ishte goli i 8  ne kampionat, duke mbajtur vendin e pare ne listën e golashënuesve.

 

Futbollisti iu bashkua skuadrës nga kryeqyteti austriak ne merkaton e verës, pasi u largua nga Skënderbeu. Pas 9 javësh Viener Nojshtad kryeson ne renditjen e përgjithshme me 22 pike, 4 me shume se Hartberg i vendit te dyte, duke shfaqur qe ne fillim ambiciet per te prere biletën ne bundesligen austriake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *