E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji thërret në interpelancë Çuçin: Të kishim shpallur në kërkim, ke plan për të luftuar krimin?

Deputeti i PD Ervin Salianji ka thërritur në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për situatën e krimit të organizuar në vend dhe emigrimin e shqiptarëve.

 

Salianji e nisi fjalën e tij duke vënë në dukje se ministri “është shpallur në kërkon prej një muaji”, pasi nuk ka qenë më herët i gatshëm për interpelancë.

 

Reklamë

Deputeti demokrat i “ka kërkuar llogari” ministrit, nëse ka plan që të luftojë krimin dhe paligjshmërinë.

 

“Të kemi shpallur në kërkim ka një muaj, të kërkon komisioni, ju kërkojmë në interpelancë po nuk ju kapim, jeni bërë si policia me krimineleët. Situata e kriminalitetit është e rënduar.

 

Pa diskutim cilido ndeshet me pafuqinë e drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe kjo reflektohet tek policët e thjeshtë për të goditur krimin. E kam kërkuar këtë interpelancë kur Shqipëria ishte në dhunën e krimit. Ngjarjet kriminale po vazhdojnë në mënyrë të përditshme nga grupe të sofistikuara tashmë dhe që polici i gjen vetëm kur i lajmërojnë se kanë ndonjë problem me njëri-tjetrin.

 

Po e nis me trafikun illegal dhe të paligjshëm të shqiptareve që mbushën gazetat kryesore gjatë verës. Qeveria nuk pati asnjë reagim për të çuar para përgjegjësisë trafikantët.

 

A ka plan qeveria për të luftuar krimin dhe paligjshëmërinë? A ka policia një objektiv të shkruar mbi të cilin duhet të punojë për të arritur objektivat?”, tha Salianji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë