Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë zhvilluar këtë të premte mbledhjen e radhës të përbashkët për vettingun në politikë.

 

Deputeti i PD, Ervin Salianji gjatë fjalës së mbajtur, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i vettingut në politikë. Ai akuzoi mazhorancën se po e shtyn me qëllim nismën e PD për vetting në politikë.

 

Sipas Salianjit, situata në vend është dramatike pasi politikanët janë të lidhur me krimin dhe se e vetmja mënyrë për të dal nga kjo situatë është ajo e vettingut në politikë.

 

 

“Nuk besoj se në 5 vite ato që kemi thënë ne, po dalin qartazi persona të lidhur me krimin. Ne kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë. Situata është dramatike sot kur politikanët janë të lidhur me krimin. Tenderat, koncesionet, PPP, i jepen vetëm një pjese. Vullneti i PD është vullneti i çdo qytetari. Duam paketën antimafia, duam dekriminalizimin e zgjedhjeve. S’duam më teatër për qytetarët, për ta zgjatur sa më shumë miratimin e vettingut të politikanëve. Çdo qytetar po e sheh me zë e figurë se si po faktohen akuzat tona,”

 

Pas këtyre akuzave deputeti demokrat, i cili ishte dhe i vetmi përfaqësues nga radhët e opozitës, u largua nga mbledhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *