Subscribe

Një protestë e organizuar në rrjetet sociale për të shprehur indinjatën për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha pranë shtëpisë së tij u zhvillua ditën e sotme në Tiranë dhe jo vetëm.

I ftuar në Spotlight me Alban Dudushin, në Vizion Plus, ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji, referuar tensioneve të krijuara sot gjatë protestës, është shprehur se punonjësit e Policisë janë të tradhëtuar.

“Sot ishte një mungesë profesionalizmi e Policisë së Shtetit, edhe për këtë arsye duan të ikin punonjësit e Policisë. Nxorrën 10 veta aty dhe i lanë përballë turmës, e cila ishte e zemëruar, agresive dhe ishte një papërgjegjshmëri e tmerrshme e Policisë së Shtetit që lanë njerëzit.

Lanë edhe dy policë që i pashë ngritën duart me mamkina në mes të turmës.

Ishte një sjellje tipike e personave të cilët kanë papaërgjegjshëmri dhe e vetmja gjë që iu intereson ëshët vetja e vet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *