E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Salianji në Devoll: Qytetarët nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash

Ish deputeti i PD Ervin Salianji i është bashkuar mbështetësve të opozitës dhe ish kryebashkiakut Nallbati në protestën e tyre para bashkisë, ku qëndron tashmë drejtuesi i ri Eduard Duro.

Salianji me një gjuhë të ashpër dhe ofenduese tha se qytetarët e Devollit nuk po lejojnë instalimin e nje junte debilash qe sipas tij,  flejnë neper institicione publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojne para.

 

“E pate sesi nje barkderr i shemtuar po aq sa kryeministri Rama shkallmoi dyert e institucionit per te treguar qe ketu nuk ka ligj dhe vetegjyqesia eshte akti qe beri e per te cilin do te mbaje pergjegjesi sipas nje kallezimi penal. Personi i veteshpallur si kryebashkiak dhe qe zaptoi zyrat do te kallezohet edhe per pervetesim te titullit. Qytetaret nuk po terhiqen ne mbeshtetje te kryetarit Nallbati i cili eshte i ligjshem por edhe institucionit i cili sot nuk eshte publik.”

Reklamë

 

Salianji akuzoi edhe kryeministrin Rama se po e trajton vendin si pronë provate.

 

“Sot ketu nuk ofrohet sherbim publik per shkak te kryeministrit i cili e trajton Shqiperine si prone private. Ne do te jemi ne mbeshtetje per shkak te kercenimeve qe behen nga ana e administrates dhe policise ndaj qytetareve.”

Më shumë video

Reklamë