E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Politikë

Salianji: Kisha qëllim të rrëzoja qeverinë, ndaj më burgosën para zgjedhjeve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lënë këtë të martë ambientet e burgut të Fierit.

Në një konferencë për mediat, Salianji tha se burgosja e tij para zgjedhjeve ishte e qëllimshme nga qeveria.

Ndër të tjera, ish-deputeti theksoi se burgu nuk i urohet as hasmit.

Salianji: Nuk kam pasur akuzë as për korrupsion e as për vjedhje, por kam pasur qëllim të rrëzojë qeverinë dhe ia kam dalë në zonat ku kam qenë përfaqësues i PD, duhet të izolohesha para zgjedhjeve. Jemi në një situatë ku vullneti i një individi përcakton mbi çdo normë. Pasoja e veprimit tim ishte që një i dënuar shkoi dhe u dorëzua në Itali. Kur ka sjellë një pasojë pozitive për shoqërinë dhe kosto qeverisë, duke faktuar para qytetarëve jo vetëm lidhje me kartelën e drogës. I miri është ai që merret me trafik ndërkombëtar, i keqi është ai që mbron interesin publik. Burgu nuk i urohet as hasmit, por ju e keni parë që e kam marrë si kosto për angazhimin publik dhe mos dorëzimit të vërtetës dhe personalitetit të individit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë