E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji jashtë listës së PD/ Komisioni i dorëzon Bashës 326 emra

Pas 4 muajsh ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike.

 

Nga 489 emra, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i ka dorëzuar Lulzim Bashës listën finale me 326 emrat mes të cilëve PD do të zgjedhë trupën e deputetëve.

 

Reklamë

Mësohet se komisioni ka hequr nga lista e kandidatëve për deputet 160 demokratë mes të cilëve edhe ish-deputetin Ervin Salianji. Salianji u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 2017 në Qarkun e Korçës.

 

Tashmë i takon Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar që të vendosë listën finale të kandidatëve, por kjo do të bëhet në mars sipas afateve të Kodit Zgjedhor.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë