Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, mëngjesin e kësaj të marte nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se aksioni i opozitës nuk është ndërprerë.

 

Sipas tij në mbledhjen e fundit të organizuar nga PD-ja,  është bërë një ndarje detyrash për ata që janë në terren në mënyrë që të bëhet një panoramë e qartë në lidhje me detyrat që do të ketë secili si një pergatitje paraprake për zgjedhjet e parakohshme.

 

Ndër të tjera, Salianji ka theksuar se opozita nuk do të lërë mënjanë kushtet dhe kërkesat e tyre. Sipas tij nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e krizës pa largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme.

 

Ndërkohë ish deputeti i PD-së ka theksuar se e rëndësishme është që të bëhet dhe një ndryshim sistemi brenda partisë dhe kjo jo për tu kthyer figurat që kanë qenë dhe janë larguar me votë, por për tu dhene mundesi ekspertëve të rinj.

 

“Duhet të kemi ndryshim sistemi dhe brenda partisë, në lidhje me atë që thuhet të vijnë disa të na shpëtojnë per mua janë broçkulla, pasi nuk ka ikur askush nga PD me qef por jane refuzuar me votë në 2013,nëse e kanë lenë vetë apo e kanë shitur nuk është çështje e demokratëve. Kushdo që vjen pa radhë pa garë duke prishur rregullar e përcaktuara nga Pd nuk do yi shërbenin shqipëria nuk bëhen nesë do të ketë politikane qa janë ngjitur ns trup duke u korruptuat,poe demokratët presin një hapje partie me eksperte dhe fytyra yë reja me kontribur publik që nuk janë të pankohur por as si pasojë e luftrave të beendshme i sherben pd për të ardhur në pushtet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *