Prej dy orësh deputetet demokratë po diskutojnë propozimin e liderit te opozitës Lulëzim Basha për djegien e mandateve.

Ne fillim te mbledhjes qe po zhvillohet me dyer te mbyllura, kryetari i PD, Basha sqaroi situatën ku ndodhet vendi duke argumentuar nevojën e këtij aksioni radikal.

Mësohet se Basha ka deklaruar se PD  është ne borxh me qytetaret. “ata na dhane besimin ne duhet te jemi me ta. Ky eshte nje hap nga pozitat e dominimit te forcës popullore” ka deklaruar Basha para deputeteve.

Pas fjalës se Bashes kane folur te gjithe deputetet te cilet kane mbeshtetur idene e djegies.

I vetmi qe ka pasur nje qëndrim ndryshe ka qene Ervin Salianji i cili ka theksuar se ky hap duhet menduar mire, e duhet nje strategji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *