Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për protestë pas vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti.

 

Protesta do të zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme këtë të diel.

 

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu. Sb”– shkruan Berisha.

 

Lear Kurti ndërroi jetë dy ditë më parë pas shoqërimit nga Policia.

 

Fillimisht i riu u ndoq nga patrulla më pas u shoqërua në komisariatin nr.3, ku ndërroi edhe jetë.

 

Ekspertiza mjeko-ligjore caktoi si shkak vdekje të të riut, një masë plastike të mbushur me kokainë, të cilën Kurti dyshohet se gëlltiti gjatë ndjekies nga policia.

 

Megjithatë për vdekjen e tij, kryedemokrati Berisha ka bërë punonjësit e policisë, Ministrin e Brendshëm dhe qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *