E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sali Berisha nga Berati: Rama dhe Basha larguan shqiptarët nga vendi

 

Ish-kryeministri Berisha ka fajësuar kryeministrin Rama dhe ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha për largimin e shqiptarëve nga vendi.

 

Gjatë takimit në Berat në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD, Berisha tha se ishin pikërisht politikat e Edi Ramës dhe pasiviteti i opozitës me në krye Bashën që përzunë shqiptarët drejt vendeve të Europës.

Reklamë

 

 “Në 4, 5 vite shqiptarët ikën, si proporcion më shumë nga çdo vend tjetër, vendet e tjera ishin në luftra të ndryshme ndërsa Shqipëria jo. Qeveria shqiptare i përzinte të rinjtë duke iu vrarë shpresën.

 

Opozita me pasivitetin dhe pazaret e saj, nuk ngjallte shpresë kur ju vinit nga Berati, Skrapari nga të gjitha qytetet për të protestuar, ish-kryetarit i binte telefoni, merrte sms dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kryetarit.”- tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë