E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 41 minuta më parë
Video · Politikë

Sali Berisha del nga SPAK, lexon letrën që i la Altin Dumanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyri paraqitje”.

Pasi doli nga SPAK ai foli para mbështetësve të tij, të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Prokurorisë dhe zbuloi se i la një letër kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Sali Berisha: Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë.

Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha.

Berisha gjithashtu akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për vjedhje, e i kërkoi Ramëns të japë dorëheqjen./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë