Lot, dhimbje, trishtim, por edhe feste e papërshkrueshme ne radhët e lojtareve dhe tifozëve te Realit te Madridit.

 

Njeriu me i trishtuar i mbrëmjes ai qe u vu ne shënjestër nga e gjithë media botërore, Loris Karius, gjermani i portës se Liverpulit qe u ngushëllua me shume nga lojtaret e Realit se sa nga te tijtë. Edhe trajneri Klop pas ndeshjes nuk gjente fjale te shpjegonte se cfare mund te kishte ndodhur.

 

Me tepër u ndal te humbja e njeriut kyç te skuadrës egjiptianit Mo Salah.

 

Egjiptiani rrezikon seriozisht te humbasë botërorin me skuadrën kombëtare dhe pamja e tij pas daljes nga stadiumi flet me shume se çdo gje tjetër. Klop e ka quajtur daljen e Salah nga fusha momentin deciziv te ndeshjes kur e gjithë strategjia e skuadrës se tij u hodh ne ere per shkak te dëmtimit. Sipas mediave ndërkombëtare, Salah mund te këtë nje thyerje ne klavikulë apo shpatull dhe kjo kërkon te paktën disa muaj kohe per t’u shëruar, por te skuadra kombëtare besojnë fort se ai mund t’ja dale.

 

Edhe Sargio Ramos autori i dëmtimit i ka çuar nje mesazh ne twitter egjiptianit ku i uron shërim te shpejte. Ne kampin tjetër feste e vërtete, por jo vetem. Ende pa u futur ne dhomat e zhveshjes ka plasur bomba, Ronaldo i cili ne dy intervista per dy kanale te ndryshme televizive ka lenë te kuptohet se do te largohet nga Madridi. Fjalët e tij te gjitha ne kohen e shkuar ne lidhje me klubin madrilen lenë shume pak vend per interpretim. Ishte e mrekullueshme te beje pjese te Reali i Madridit. Dhe pak me vone ne nje tjetër interviste falënderon tifozët te vetmit qe i kane qëndruar pranë me sinqeritet. Ne ditët ne vijim ata do te marrin përgjigje prej portugezit, i cili pas disa ditësh pushim do t’i bashkohet kombëtares e me pas do te shohë se cfare do te ndodhe.

 

Ne Madrid nuk i kane dëgjuar fjalët e CR 7 pasi njerëzit vërshuan ne rruge drejt sheshit La Sibeles aty ku festuan tere natën dhe do vijojnë ta bëjnë deri ne  mbërritjen e trofeut te 13 dhe te trete radhazi ne Spanje ne mbrëmjen e se dielës me nje feste qe do te nise ne shatërvanin e famshëm dhe do te mbyllet ne Bernabeu, ku se bashku me skuadrën e basketbollit te meshkujve edhe ajo fituese e titullit europian do te prezantojnë trofetë e tyre.

 

Edhe njeriu i ndeshjes Gareth Bale nuk ishte ne humor te mire ne konferencën per shtyp pas takimit ku gazetaret u morën me shume me te ardhmen e tij. Uellsiani ishte i prere se kishte luajtur pak ne këtë sezon dhe se shume shpejt do te ulet me menaxherin per te diskutuar te ardhmen.

 

Nga ana tjetër, Zinedine ZIdane duket tashme i paprekshëm per klubin pas 9 titujve ne 2.5 vite me mundësinë per ti çuar ne 11 brenda vitit dhe si askush tjetër me 3 champions liga rresht.

 

Por gjithnjë ai ja le meritat skuadrës ashtu edhe pas ndeshjes se Kievit kur theksoi se meritën me te madhe e ka grupi. Sekreti i fitores është skuadra, ja dolëm me force grupi dhe me talent. Po kam fituar dhe unë sot, por kjo është arritje e te gjithëve qe punuan fort gjate vitit. Fitorja e fundit e champions është gjithnjë me e bukura. Ne Angli, ku 30 mije tifoze mbushen Anfild per te pare ndeshjen janë larguar me lot ne sy, por problemin e shohin te dëmtimin i Salah dhe dalja e tij shume shpejt nga fusha, gjithsesi këngën nuk e ndalen per asnjë moment “You never walk alone”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *