Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Rama mbledh sot grupin e PS dhe qeverinë, në...

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje....

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS:...

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë:...

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të...

Leka: Protesta është në ditët e fundit para pushimeve

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

Saimir Tahiri në SPAK për pasurinë, ish-ministri i Brendshëm nën hetim për falsifikim dhe fshehje të të ardhurave

24 Qershor 13:10

Kur i kanë mbetur edhe 8 muaj nga shlyerja e dënimit, ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri rikthehet në dyert e Prokurorisë Antikorrupsion. Edhe pse drejtësia vendosi që ta lirojë para kohe ish-ministrin nga qelia ku po vuante dënimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm, qershorin e kaluar, kjo nuk është bërë pengesë që SPAK të çelë hetim pasuror ndaj tij.

Hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj, për dy vepra penale. Një prej tyre është ajo e falsifikimit të vulave, stampave apo formularit të vetëdeklarimi që parashikon një dënim nga tre deri në shtatë vjet heqje lirie.

Lexo edhe :

Related Posts

Dy orë e gjysmë në SPAK, Tahiri “kyç” gojën para mediave: Nuk kam asgjë për të thënë

Akuza tjetër, ajo e fshehjes së të ardhurave, parashikon një dënim nga katër deri në tetë vjet burg.  Nëse dyshimet e prokurorit provohen, atëherë ish- ministri i brendshëm do ta provojë bankën e të akuzuarit për të dytën herë.

Saimir Tahiri u dënua me vendim të gjyqtarit të apelit të posaçëm, Engert Pëllumbi, shkurtin e 2022 në një seancë maratonë për shpërdorim detyre me pesë vjet burg, dënim ky që u konvertua në tre vjet e katër muaj me gjykim të shkurtuar.

Por për ish-ministrin koha e vuajtjes së dënimit do të ishte shumë e shkurtër, vetëm 16 muaj, pas një kërkesë për liri të bërë prej tij me argumentin se bashkëshortja e tij e kishte të pamundur të kujdesej për dy fëmijët e tyre për shkak të problemeve shëndetësore.

Tahiri iu shpëtoi akuzave për të cilat u hetua nga prokuroria, nga “Korrupsioni i zyrtarëve të lartë”, “Trafiku i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, duke u dënuar vetëm për shpërdorim detyre.

Ish-ministri socialist, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët ai ka lidhje farefisnore. Ata janë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe ky grup u hetua edhe në Itali./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Saimir Tahiri SPAK

Nga e njëjta kategori

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë, u kap me pistoletë dhe municion pa leje në banesë

më shumë...

Rama mbledh sot grupin e PS dhe qeverinë, në takim pritet të diskutohet angazhimi i përbashkët gjatë verës

më shumë...

“Do t’ju vras të gjithëve”, vëllai i viktimës në Roskovec: Refit Buzi na kërcënonte prej kohësh, krimi ishte i paralajmëruar

më shumë...

58-vjeçari vritet nga ish-dhëndri, nipi i viktimës: Dëgjova krisma, policia s’e hapte telefonin! Ngjarja e paralajmëruar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:00

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë, u kap me...

8:46

Rama mbledh sot grupin e PS dhe...

8:37

“Do t’ju vras të gjithëve”, vëllai i...

8:28

58-vjeçari vritet nga ish-dhëndri, nipi i viktimës:...

8:18

Tragjedia në Roskovec, policia: 35-vjeçari vrau me...

Foto ilustruese
7:53

Dhëndri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në...

11:19

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e...

10:51

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që...

10:44

Sherr me sende të forta në Shëngjin,...

10:25

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu:...

10:23

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

9:58

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga...

9:52

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa...

9:39

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm...

9:31

Leka: Protesta është në ditët e fundit...

9:25

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

9:22

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

8:59

Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për...

7:59

Kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e...

7:36

Modric rinovon edhe për 1 sezon me...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Foto ilustruese Dhëndri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Roskove...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj kërkon të futet në s...
  • QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.