E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Saimir Pirgu duartrokitet në skenën ruse

Ka performuar dhe është duartrokitur në “Bolshoi Theatre”, tenori shqiptar Saimir Pirgu. Është ngjitur në skenë për të performuar në shfaqjen La Damnation de Faust nën regjinë e Peter Stein. Roli i Faustit ka shënuar suksesin e radhës për këtë tenor që tre vjet më më parë u vlerësua me çmimin si “Pavaroti i Artë”. Vetë Pirgu ka shprehur në rrjetet sociale falenderimet e tij për çdo duartrokitje dhe vlerësim që ka marrë në teatrin e Moskës. I emocionuar për këtë produksion, tenori ndan edhe fotot e para në skenën e madhe të “Bolshoi Theatre”. Pas publikimit të albumit “Il mio canto” në skenat operistike më të mëdha në Europë, Pirgu i mungoi skenës. Rikthimi i tij pas promovimit dhe mirëpritjes së albumit në mbarë botën, duket se i kishte munguar publikut operistik. Një tjetër shqiptare që këtë javë është duartrokitur për muzikën që përcjell në skenë është Elina Duni. E pranishme në CosmoJazz, festivali më i madh i Jazzit që mbahet në Francë, Duni ka preferuar që këtë edicion të prezantohet me muzikën e vjetër shqiptare, sigurisht nën ritmet e Jazz-it.

Më shumë video

Reklamë