E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Sport

Sadiku tashme kërkohet edhe nga Panathinaikos

Nje tjetër skuadër del ne skene për Armando Sadikun. Pas Makabi Haifa, duket se per sulmuesin e kombëtares shqiptare është futur seriozisht nje nga ekipet me te mira te Greqisë, Panathinaikos. Lajmi është bere publik nga mediat greke, te cilat citojnë se skuadra nga kryeqyteti i Athinës, e ka nder emrat kryesor ne kete merkato 26-vjeçarin. Sipas gazetës “Gr Panathinaikos”, përveç blerjes se Luciano kërkon te mbushe boshllëqet e sulmuesit Markus Berg i larguar.

 

Sadiku i dhënë ne formën e borxhit vitin e kaluar nga Zyrihu te Lugano, udhëhoqi këtë te fundit me golat e tij nga lufta per mbijetese ne nje vend per ne kupat e Europes. Sezonin e kaluar ai gjeti rrjetën 5 here per Zyrih dhe 9 here per Lugano. Sadiku është kthyer përsëri ne Zyrih ndërsa ka deklaruar disa here se kërkon nje skuadër qe te marre pjese ne kupat evropiane. Kartoni i futbollistit është vlerësuar me një shume prej 750 mije eurosh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë