Mirgit Vataj kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës i cili ndodhet në listë të hapur, ka folur në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, për qëllimet e tij në zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë pretendimesh ka në këto zgjedhje, pasi veç tij në listë të hapur të PS në Tiranë janë disa emra “BIG” si Erion Braçe, Fatmir Xhafa, Ertien Xhafaj, Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Plarent Ndreca, Vataj tha se ai e ndien veten pjesë të grupit, dhe më shumë rëndësi ka vota për partinë, se vota personale.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zoti Vataj, ju jeni në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, aty ku mundësitë për tu zgjedhur deputet janë më të mëdha, por kur sheh që në garë me ju janë emra si Pandeli Majko, Erion Braçe, Fatmir Xhafa, Etien Xhafaj, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Orlando Rakipi, Xhemal Qefalia, Plarent Ndreca, sa janë shanset që ju të fitoni mes këtyre kandidatëve ku secili prej tyre konsiderohet makineri votash?
Vataj: Të gjithë emrat që ju përmendëtjanë emra të nderuar. Unë pikërisht nuk e shoh si garë individuale timen. Ndryshe nga ajo që po thoshte edhe Mimoza, është se unë e shoh si garë skuadre. E shoh si pjesë skuadre veten time, e rëndësishme është gara e skuadrës.
Borakaj: Nuk futeni me ambicie personale?
Vataj: Secili prej nesh ka ambiciet e tij. Për mua më e arsyeshme është rezultati i skuardrës, ambicia renditet e dyta. Sigurisht që kam parë pozicionin tim nëpërmjet përfaqësimit politk, pro dhe kauzat dhe lobimet që unë kam marrë përsipër.
Borakaj: Por sa kohë që ju këkroni votën për vete sigurisht që është një lloj konkurence?
Vataj: Në objektivin e parë është të flitet për PS. E dyta pastaj lidhet me personin. E para ka me fatin e rezultatit që unë marr pjesë. E dyta pastaj nëse njerëzit e shohin të rëndësishme, patjetër që mund të më votojnë edhe mua. Të paktën në këtë qasje e shikoj pjesëmarrjen time se si po organizohet fushata e PS. Ambiciet janë të shëndetshme, egoizmi nuk ëhstë i shëndetshëm.
Borakaj: Ndihet njëlloj lufte në PS?
Vataj: Nuk kam ndier presion.
Borakaj: Nuk të shohin të rrezikshëm?
Vataj: Në elementët që unë kam parë ëhstë se kam parë vetëm dashamirësi. Pra unë i kam parë në sensin dashamirsës. Njëlloj mbëhstetjeje.





