Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se pas Sali Berishës, një tjetër “brinjë e Trekëndëshit të Bermudës“ mund të shpallet non-grata, duke iu referuar Edi Ramës dhe Ilir Metës.

 

“Me Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjë të tjerë të Trekëndëshit të Bermudës për t’u shpallur non-grata. Ky është edhe meraku i Ramës. Ai Sali Berishën e tundte. Po ashtu edhe Ilir Metën, sepse ato mbanin njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin. Ndoshta dikush duhet tjetër duhet të ishte shpallur i pari non-grata. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë do të jetë. Nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës. Por deri tani ‘non grata’ është Berisha , kjo nuk më jep kënaqësi, por ky është vetëm fillimi. Unë kur kam marrë përgjegjësinë e PD-së.  Këtyre kur u leverdis thonë ky është diktator, kur nuk u leverdis thonë fle gjumë. Sa i përket diktatorit është qesharake. PD nën drejtimin kam jetësuar në statut zbatimin e konkurrencës së brendshme, të shpërndarjes së pushteteve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.