Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi beson se opozita do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

I ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Quo Vadis”, Shehi shprehet se forcat opozitare i duhen Shqipërisë, pasi janë ato që e detyrojnë mazhorancën e ardhshme që mos të veprojë në kurriz të shqiptarëve.

 

“Ne themi do të fitojmë zgjedhjet. Fitohet me 75, fitohet me 85, unë uroj që të fitohet edhe me 90. Jo as me 90 por me 80. Pse? Unë jam prej atyre që mendoj, sado keq, por meqe kam shumë vite që e shikoj këtë zig-zagun politik shqiptar, opozita i duhet Shqipërisë. I duhet edhe Partia Socialiste, prandaj ne nuk mendojmë atë që mendon Edi Rama, që ti rrënojë këto, ti qëroj nga politika. Ne mendojmë përtej asaj që kanë bërë, Partia Socialiste, e majta shqiptare duhet në politikë. Kështu që dhe kur ti humbi zgjedhjet, duhet një opozitë që ka konsistencë, që mund të luaj rol në politikë, që mund ta detyrojë mazhorancën e ardhshme mos i hyjë aventurave sic ka hyrë kjo sot. Pse është bërë aventurier fare ky personazh, kjo qeverisje? Sepse ka një parlament të mbushur me aventurierë, të cilët votojnë, ngrejnë dorën për tu vjedhur Shqipëria.”

 

Shehi e konsideroi një rebus votimin e emigrantëve, edhe pse nuk e mohon që është një ide e mirë.

 

“Është një rebus për mua, është një ide e mirë, të gjithë e kemi mbështetur por është një rebus sepse po bëhet më shumë për të “larë gojën“, sepse askush nuk e di sa do të votojnë, ku janë listat. Se erdhën zgjedhjet për tre muaj.”

 

I pyetur nëse prodhonte dicka ndryshe në këto zgjedhje procesi i identifikimit elektronik dhe pilotimi në disa qarqe i votimit elektronik, Shehi tha:

 

“Po është vetëm në një rreth, dy maksimumi dmth. Është një eksperiment, uroj të dali me sukses sepse është një formulë që në zgjedhje të tjera mund të shtrihet në të gjithë qytetet. Tek Tirana njëherë në rradhë të parë. Unë do ta kisha pëlqyer të bëhej në Tiranë, por kanë zgjedhur disa qytete të tjera. Uroj që të ketë sukses. Pse? Është një nga formulat që mund ta nxjerri procesin zgjedhor nga duart e dyshimta të komisionerëve, të intrigave midis partivë. Se akoma jemi në dorë të komisionerëve me thënë të drejtën…Në një farë mënyre teknologjia është e barabartë nqs nuk korruptohet edhe teknologjia. Por unë gjykoj që është më mirë ajo. Do të krijoj një politikë tjetër sesa kjo masa e madhe e militantëve partiakë të cilët vjedhin atje nëpër qëndrat e votimit dhe kërkojnë shpërblim politik pastaj këta. Sepse sikur të mbaronte cështja vetëm aty tek dita e vjedhjes, s’ishte asnjë gjë kjo punë. Por njëri do të bëhet polic, një tjetër do të bëhet tek tatimet, ai mësuesi do të bëhet drejtor gjimnazi. Kjo është e turpshme pastaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *