Shumica e shoferëve e kuptojnë ç’do të thotë të frustrohesh duke kërkuar një vend për të parkuar. Tani është zbuluar se mesatarisht një person kalon rreth 17 ditë të jetës së tij duke kërkuar vendin e duhur.

Një studim tregoi se shoferët udhëtojnë më shumë se 3500 km për të gjetur një vend parkimi, distancë kjo sa rruga Londër-Monako.

Studimi tregon gjithashtu se shumica e shoferëve janë të gatshëm të presin deri në 1 minutë e 47 sekonda për një hapësirë. Vetëm një në 50 veta pret deri në 10 minuta.

2001 shoferë u pyetën se çfarë i shqetësonte më shumë në rrugë.

Gati 40% e tyre thanë se kjo ishte parkimi. Kategoritë e tjera të përmendura ishin gropat në rrugë, përplasjet nga shpejtësia, shoferët e ngadaltë dhe çiklistët.

Shefja e kompanisë së sigurimeve për motorrët, Sharlot Filding tha: “Është interesante se sa jemi të gatshëm të presim dhe të udhëtojmë për të gjetur vendin ideal të parkimit. Studimi na tregon se çfarë na irriton më shumë në rrugë. Edhe pse mund të jetë stresuese ndonjëherë, është më mirë të kalojmë 5 minuta më tepër në parkim se sa të shqetësohemi për ndonjë incident ta panevojshëm.”/Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *