Abuzimi seksual i babait me vajzën e mitur ishte një tjetër ngajrje e rëndë që prodhoi vendi ynë dy ditë më parë.
Për të folur për këtë fenomen negativ dhe monstruoz në shoqëri u diskutua mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio avokati Altin Kaziaj tha se lidhur me këtë krim, Kodi Penal shqiptar parashikon vetëm 7 vite dënim. Sipas tij në këtë situatë është e nevojshme rishikimi i ligjit dhe rritja e dënimit.
Pjesë nga biseda:
Kaziaj: Mediat abuzojnë në këtë prizëm. Duhet ëvmendje maksimale për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Në fund të fundit ai person deri sa ka mbajtur një dhunë të karakterit seksual, ka mbajtur edhe dhunë të karakterit dhunues. Unë mendoj që ligjvënessi shqiptar është i butë.
Borakaj: Sa dënohet?
Kaziaj: Vepra është parashikuar në nenin 106 të Kodit Penal dhe është deri në 7 vjet.
Borakaj: Deri në 7 vjet?
Kaziaj: Janë shumë pak 7 vite. Jo vetëm që janë pak, dhe si rregull burgimi i personit ka si qëllim rifutjen dhe riedukimin e personit.





