Kryeministri holandez, Mark Rutte konfirmoi sot se Turqia nuk po përpiqet të influencojë zgjedhjet holandeze, vendimtare pas krizës diplomatike mes Ankarasë dhe Hagës që ndodhi këtë fundjavë.

 

“Nuk mendoj se ata kërkojnë të ndërhyjnë”, deklaroi ai në një konferencë shtypi në Rotterdam, pas ndalimit të bërë gjatë fundjavës ministrave turq për të marrë pjesë në mitingjet në mbështetje të referendumit për riforcimin e pushteteve presidenciale turke në Rotterdam.

 

“Ashtu si i kam thënë kryeministrit turk, Turqia është një vend krenar, por Holanda është gjithashtu një vend krenar. Ne nuk do të negociojmë kurrë nën kërcënim”, shtoi ai.

 

“Ky është shkaku që ne kemi ndërprerë diskutimet dhe i kemi thënë ministrit turk të Punëve të Jashtme që nuk ishte i mirëpritur të shtunën”, theksoi Mark Rutte.

 

Ministri, Mevlut Cavusoglu kërcënoi Hagën për sanksione të rënda nëse autoritetet holandeze do t’i ndalonin të shkonin në Holandë.

 

Pasi Haga refuzoi të lejonte këtë vizitë të kreut të diplomacisë turke, Holanda dëboi të shtunën në mbrëmje ministren turke të Familjes, Fatma Betul Sayan Kaya drejt Gjermanisë.

 

“Nuk mendoj se ideja e tyre ishte të influenconin zgjehdjet, besoj se ata do të vinin këtu vetëm për të folur për referendumin me popullsinë turke”, nënvizoi Mark Rutte.

 

Rreth 1 000 manifestues u mobilizuan të shtunën para konsullatës së Rotterdamit për të mbrojtur ardhjen e ministres së Familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *