Ambasada e Rusisë në Siri u bëri thirrje qytetarëve rusë që të largohen menjëherë nga vendi me çdo fluturim komercial të disponueshëm mesditën e së premtes.
Thirrja vjen mes përparimit të shpejtë të grupeve rebele siriane kundër regjimit nga veriu në jug.
Rebelët kanë kapur, përveç Idlibit, të cilin e kanë kontrolluar prej vitesh, edhe qytetet kryesore të Alepos dhe Hama, ndërsa përparojnë në jug drejt Homsit në Sirinë qendrore.
Rusia e ka mbështetur regjimin e Asadit pothuajse që nga fillimi i luftës civile në vend, dhe ka ndërhyrë drejtpërdrejt ushtarakisht që nga viti 2015, me bombardime të gjera të pozicioneve të opozitës siriane, të cilat kishin çuar në rimarrjen e pjesës më të madhe të të vendit nga forcat e Asadit dhe milicitë shiite pro-iraniane, miqësore me regjimin./vizionplus.tv





