Forcat ruse kanë arritur të rrethojnë një prej dy qyteteve kryesore të rezistencës në lindje të Ukrainës, Severodonjeck. Kryetari i qytetit ka bërë të ditur se ushtarët ukrainas mund të tërhiqen si pasojë e sulmeve të vazhdueshme.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi situatën në rajonin lindor si “shumë të vështirë”, pasi Rusia është duke përdorur sulme të artilerisë dhe sulme me raketa.

 

Trupat ruse kanë bërë një përparim të dukshëm në rajonin e Luhanskut, duke u përqendruar kryesisht në qytetet Severodonjeck dhe Lisiçansk. Moska e ka vendosur si objektiv kyç marrjen e të gjithë rajonit lindor të Donbasit.

 

Aktualisht, Moska ka marrë kontrollin e plotë të dy qyteteve Mariupol dhe Kherson.  Zyrtarët e kremlinit njoftuan se kalimet kufitare të Khersonit me rajonet ukrainase janë mbyllur, ndërsa udhëtimet nga Kherson në Krime ose zonat e kontrolluara nga Rusia janë ende të lejuara.

 

Por ajo që ka shqetësuar më shumë vendet perëndimore është testimi i fundit i  raketës ruse  hipersonike, Zircon.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se raketa Zircon është pjesë e gjeneratës së re të sistemit të armëve. Raketat hipersonike fluturojnë nëntë herë më shpejtë sesa shpejtësia e zërit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *