Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi me një...

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Rusia sulmon sërish portin në Odesa

7 Shtator 08:32

Infrastruktura e portit ukrainas është dëmtuar nga një sulm i ri me dronë mëngjesin e 7 shtatorit, përderisa Rusia tha se ka rrëzuar dronë afër Moskës dhe dy rajoneve të tjera.

 

Një depo e grurit dhe ndërtesa administrative u dëmtuan në sulmin e 7 shtatorit në Izmail, port në Danub në jugperëndim të Odesës, tha Oleh Kiper guvernator i këtij rajoni.

 

Një person është lënduar gjatë sulmit. Sipas Kiper, ky ishte sulmi i katërt në këtë port në pesë ditët e fundit.

 

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së eksportit të drithërave të Ukrainës në mes të bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave, që do të lejonte eksportet e sigurta të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

 

Rusia u largua nga kjo marrëveshje në korrik, një vit pasi e njëjta u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

 

Në Rusi, autoritetet thanë se kanë rrëzuar dronë afër Moskës, në rajonin jugor të Rostovit dhe në rajonin Brynaks në jugperëndim.

 

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, tri ndërtesa janë dëmtuar në qytetin Rostov-Mbi-Don, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Moskës. Ky qytet – ku jetojnë 1 milion banorë – është shtëpi i qarkut jugor të ushtrisë ruse. Po ashtu është raportuar për një shpërthim afër selisë së ushtrisë.

 

Vasily Golubev, guvernator i rajonit të Rostovit, tha se një person është lënduar pas rrëzimit të një droni në qendër të qytetit.

 

Në Brijansk, nga copëzat e dronëve të shkatërruar janë dëmtuar dritaret në stacionin e trenit dhe janë dëmtuar makina të parkuara aty pranë, raportoi agjencia Interfax.

 

Sulmet e reja me dronë vijnë një ditë pasi 17 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi rus me raketa në një treg në lindje të Ukrainës.

 

Zhvillimet e reja vijnë në kohën kur Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj në jug dhe lindje kundër forcave ruse, të cilat kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
odesa Rusi sulme Ukraine

Nga e njëjta kategori

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi me një të mitur, në banesë iu gjet drogë

më shumë...

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit me Putin në Moskë

më shumë...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

më shumë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:50

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi...

11:28

Goditen shpërndarësit e drogës, operacion në Sarandë,...

10:49

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit...

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

9:59

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat...

9:33

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja...

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.