E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rusia shpall “non grata” 61 shtetas amerikanë, mes tyre Sekretarja e Thesarit

U.S. Treasury Secretary Janet Yellen at the Ministry of Finance in Warsaw, Poland on May 16, 2022 (Photo by Mateusz Wlodarczyk/NurPhoto via Getty Images)

Rusia ka shpallur “non grata” 61 zyrtarë të tjerë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe mediave, duke i ndaluar hyrjen në vend, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse, sipas CNN.

 

Lista përfshin krerët e firmave kryesore, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

 

Reklamë

Ministria tha se sanksionet ishin në përgjigje të “sanksioneve të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse, si dhe përfaqësuesve të bizneseve vendase”.

 

Sanksionet përfshijnë Sekretaren e Thesarit Janet Yellen, Përfaqësuesen e Tregtisë Katherine Tai dhe kreun e Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve James O’Brien.

 

Në maj, Rusia i ndaloi hyrjen në vend gjithsej 963 zyrtarëve dhe personaliteteve amerikane duke përfshirë Presidentin Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

 

Kjo listë përfshinte shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë dhe CEO.

Vazhdo të lexosh

Reklamë