E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia pretendon se ka shkatërruar 300 dronë ukrainas gjatë natës

Ukraina po përballet me luftime të vazhdueshme dhe goditje ajrore që vijojnë të shkaktojnë viktima dhe shkatërrime.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se forcat e saj shkatërruan dhe interceptuan 300 dronë ukrainas gjatë natës, sipas raportimit nga agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

Njëkohësisht, sipas kësaj agjencie, trupat ruse goditën edhe depot e raketave taktike “SAPSAN”, të cilat Russia i përshkruan si të mbështetura nga NATO.

Deri më tani, këto pretendime nuk janë verifikuar nga burime ndërkombëtare të pavarura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë