Ukraina është shprehur e gatshme për të nisur kundërofensivën e shumëpritur, por Rusia pretendon të kundërtë.

 

Ministria ruse e mbrojtjes ka pretenduar se ka mundur të pengojë një ofensivë të madhe madhe ukrainase në Donetsk, duke pretenduar se ka vrarë 250 trupa dhe ka shkatërruar automjete të blinduara.

 

Për të mbështetur këtë pretendim Rusia ka publikuar video që tregon automjete ushtarake nën flakë. Moska pretendoi se Ukraina kishte humbur 250 trupa si dhe 16 tanke.

 

Këto pretendime të Rusisë nuk kanë marrë ende përgjigje nga Ukraina.

 

Por nuk ka pasur asnjë koment nga Kievi dhe pretendimi i Rusisë nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Një kundërofensivë ukrainase është pritur gjatë, por Kievi thotë se nuk do të paralajmërojë paraprakisht për fillimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *