Situata dramatike e civileve ne qytetin sirian te Alepos e ka detyruar Rusine te pranoje armëpushimin 48 oresh te kërkuar me ngulm nga OKB per te furnizuar me ndihma humanitare popullsinë. Transmetimi i nje videoje ku shfaqej nje fëmije 5-vjeçar i plagosur qe beri xhiron e botes, duket se ka dhënë efekt ne kete vendim, ndërsa Rusia ka kërkuar qe armëpushimin ta respektojnë te gjitha palet. Armëpushimi do te nise javën e ardhshme dhe do t’i krijoje mundësinë banoreve te furnizohen me ushqime e medikamente. Zyra e te dërguarit special te OKB, Staffan de Mistura njoftoi se plani eshte te nise sa me shpejt shpërndarja e ndihmave. Qyteti i Alepos prej disa muajsh është i rrethuar nga forcat qeveritare, të cilat mbështeten nga sulmet ajrore të Rusisë. Alepo ka qene ne fokus te luftimeve qe zgjasin prej pese vitesh. Rreth 2 milionë njerëz vuajnë mungesën e ujit te pijshëm, pasi infrastruktura eshte dëmtuar nga bombardimet. Avionët rus qe ngrihen nga bazat ajrore ne Rusi dhe Iran kane bombarduar kundërshtaret e presidentit sirian Assad, nje pjese te cilëve mbështeten nga fuqitë arabe e perëndimi
Diplomatet perëndimore e mirëpriten vendimin e Rusisë, por ngritën pikëpyetje per motivet e Moskës. Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar te shohë armëpushim te besueshëm dhe përmirësim te situatës humanitare, përpara se te rinisin bisedimet e paqes per Sirinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *