Moska duke se i ka shpallur luftë Europës me anë të gazit. Gazsjellësi “Nord Stream 1”, i cili është furnizuesi më i madh me gaz për Europën, nuk do të hapet për një kohë të pacaktuar, ka lajmëruar “Gazprom”. Agjencia shtetërore ruse kishte thënë më herët se për shkak të riparimeve në sistem ky tubacion do të qëndronte i mbyllur për 3 ditë dhe do të riniste furnizimet më 3 shtator, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Masa nga “Gazprom” erdhi disa orë pasi vendet e G7 me anë të një takimi virtual ranë dakord të vendosin një kufi çmimi për naftën ruse, gjë e cili ishte vendosur në agjendë që nga takimi i G7 në Gjermani.

Vendet e Europës akuzojnë Moskën se po përdorë energjinë si armë, por një gje e tille mohohet nga Kremlini. Rusia vetëm në 2 muajt e fundit ka djegur në kufi me Finlandën gaz me vlerë 600 milion dollarë, ndërkohë që kontinenti i vjetër po përballet me situatë të rëndë energjetike.

Pavarësisht masave të marra për të mbushur rezervat deri në 80% për të përballuar dimrin, duke se kjo ndërprerje gazi do të jetë një goditje e rëndë për ekonominë europiane. Furnizimet me gaz nga SHBA dhe Norvegjia janë të pamjaftueshme për Europën.

Nuk dihet nëse furnizimet nga Rusia do të rikthehen, por ajo që dihet me siguri është se ky do të jetë dimri më i ftohtë për Europën në dekada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *