E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia nis një valë të re sulmesh me dronë në qytetet e Ukrainës

Rusia kreu një seri të re sulmesh me dronë në qytetet ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por shumica e tyre u zmbrapsën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën ushtria e këtij vendi.

 

Reklamë

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se shkatërroi 21 nga 26 dronët Shahed-136/131 – të prodhuar nga Irani.

 

Dronët u nisën nga rajoni rus, Brijansk, dhe nga bregu lindor i Detit Azov, tha Komanda Ajrore.

 

Një alarm katërorësh për sulme ajrore u shpall në Kiev dhe në disa rajone të tjera.

 

Administrata ushtarake e kryeqytetit tha se të gjithë dronët që kishin në shënjestër Kievin, u rrëzuan, por nuk e specifikoi numrin e tyre, raporton REL.

 

Në Dnipro, një dron goditi ndërtesën e administratës së qytetit, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak, përmes një deklarate në Telegram.

 

“Një zjarr ka shpërthyer, por ai tashmë është shuar. Nuk ka banorë të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë ende në vend të ngjarjes”, tha ai.

 

Shpërthime u raportuan edhe në Çerkasi, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhja.

 

Në rajonin e Donjeckut, forcat ruse, të kryesuara nga mercenarët e grupit Wagner, vazhduan sulmet në qytetin e Bahmutit, i cili mbetet pika më e nxehtë e luftimeve tash e sa muaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë