Subscribe

Albert Jerasi dhe Arben Doçi, janë dy diplomatët shqiptarë qe pritet te lënë shume shpejte Moskën. Ky është vendimi i Rusisë si kundërpërgjigje ndaj Tiranës zyrtare e cila njoftoi pak ditë më parë dëbimin e dy diplomatëve rus.

 

Duke qene se Ambasada Shqiptare ne Moske ka vetëm tre diplomatë, rrjedhimisht diplomatet e dëbuar janë Albert Jerasi, si cili mban detyrën e zv/ambasadorit, dhe Arben Doçi, këshilltar.

 

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi Shqipëria, thirri ambasadorin rus në Tiranë Aleksandër Karpushin, dhe urdhëroi largimin e dy diplomatëve : sekretarit të pare të ambasadës, Aleksey Balashov dhe Vladislav Filippov, atasheh ushatarak.

 

Mesditën e kësaj të premteje, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov thirri te gjithë ambasadoret e këtyre shteteve për t’i komunikuar notën e protestës dhe ne te njëjtën kohe për tub ere te ditur përjashtimin e diplomateve.

 

Në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme ruse sqarohet se pas thirrjes së krerët e misioneve diplomatike nga Australia, Shqipëria, Gjermania dhe te gjitha vendet e tjera te cilat iu bashkuan vendimit te SHBA për dëbimin e ruseve u është dorëzuar një dosje blu. Federata ruse deklaron se personat e dëbuar janë shpallur persona “Non Grata”, në përgjigje të largimit pajustifikuara të diplomatëve rusë bazuar në akuzat e paarsyeshme në lidhje me rasti i Skripal.

 

Ndërsa për Belgjikën, Hungarinë, Gjeorgjinë dhe Malin e Zi Moska  nuk ka marrë ende një vendim, me arsyetimin se këto shtete iu bashkuan thirrjes së Mbretërisë së Bashkuar në minutën e fundit.

 

Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov tha se diplomatet kane afat te largohen deri me date 5 prill

Hakmarrja ndaj 23 vendeve pason dëbimin e 60 diplomatëve dhe mbylljen e konsullatës amerikane Shën Petersburgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *