E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia: Faza e parë u mbyll/ “Tashmë në fokus do të jetë çlirimi i Donbasit”

In this photo released by Ukrainian State Emergency Service press service, firefighters evacuate an elderly woman from an apartment building hit by shelling in Kyiv, Ukraine, Monday, March 14, 2022. (Ukrainian State Emergency Service via AP)

Forcat ruse thanë se kanë përfunduar fazën e parë të “operacionit ushtarak”, ndërsa tani do të fokusohen në “çlirimin” e rajonit separatist të Donbasit në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur koloneli rus, Sergei Rudskoi, i cili sqaroi se ata kishin arritur të dobësonin ushtrinë ukrainase.

 

SERGEI RUDSKOY
GJENERAL I USHTRISE RUSE

“Detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit janë kryer. Forcat ruse kanë arritur të dobësojnë ndjeshëm fuqinë luftarake të ushtrisë ukrainase. Si rezultat trupat tona mund të përqendrohen në përpjekjet kryesore për të arritur qëllimin kryesor, çlirimin e Donbasit.”

Reklamë

 

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha se forcat tokësore ruse kanë treguar më pak interes për të përparuar në kryeqytet, megjithëse ato po vazhdojnë sulmet ajrore. Ndërsa autoritetet britanike e cilësuan këtë vendim si një sinjal pozitiv që tregon tërheqjen nga pushtimi.

 

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në një fjalim në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dohas në Katar, u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të rrisin prodhimin e tyre.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY
PRESIDENT I UKRAINES

“E ardhmja e Europës varet nga përpjekjet tuaja, prandaj po ku kërkoj të rrisni prodhimin e energjisë në mënyrë që Rusia të kuptojë se nuk mund ta përdorë energjinë si armë. Katari mund të japë kontributin e tij në stabilizimin e Europës,”

 

Në terren, sulmet ajrore dhe bombardimet kanë vijuar në mënyrë intensive. Së fundmi, forcat ruse kanë hyrë edhe në qytetin e Sllavutiçit që ndodhet në veri të Kievit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë