Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha  se Rusia kishte pësuar “humbje të konsiderueshme” në Ukrainë, ku trupat ruse hynë me forcë më 24 shkurt në atë që Moska e quan një “operacion ushtarak special”.

 

Ministria ruse e mbrojtjes tha më 25 mars, përditësimi i saj më i fundit, se 1,351 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i fushatës dhe 3,825 ishin plagosur.

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha dy ditë më vonë se ka mundësi të jenë vrarë të paktën 10,000 ushtarë rusë.

 

“Kemi humbje të konsiderueshme mes trupave,” tha zëdhënësi Peskov për kanalin britanik Sky News në një intervistë, “dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne.”

 

Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar vdekjen e mbi një mijë civilëve, megjithëse numri real ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *