Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik 20:52

Rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë takuar mbrëmjen e 23 korrikut në Stamboll, me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, që u ka bërë thirrje palëve që t’i japin fund sa më shpejt që të jetë e mundur “luftës së përgjakshme”, që ka nisur mbi tre vjet më parë.

“Qëllimi ynë është që t’i jepet fund luftës së përgjakshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Qëllimi përfundimtar është një armëpushim që do t’i hapte rrugë paqes”, tha Fidan në nisje të negociatave.

Turqia, e cila ka raporte të mira me të dy fqinjët e saj në Detin e Zi, ka furnizuar Ukrainën me dronë dhe nuk i është bashkuar Perëndimit në sanksionimin e Moskës.

Ministri Fidan falënderoi liderët rus dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, për shfaqjen e “vullnetit për të mbajtur këto bisedime”, si dhe presidentin amerikan Donald Trump, për thirrjet e tij për t’i dhënë fund luftës.

Ai tha se raundi i parë dhe i dytë i bisedimeve, të cilët gjithashtu u zhvilluan në Stamboll, arritën “rezultate të rëndësishme”.

“Jemi të gëzuar që kemi parë realizimin e këmbimit të të burgosurve”, tha ai.

“Shpresa jonë për këtë raund të tretë negociatash është që palët të zhvillojnë konsultime thelbësore dhe të orientuara drejt rezultateve mbi memorandumet që kanë shkëmbyer”, tha Fidan.

Ai shtoi gjithashtu se nëse arrihet një armëpushim, Turqia ka “infrastrukturën e nevojshme për një mekanizëm për ta monitoruar atë”.

Palët janë takuar në Stamboll në maj dhe qershor dhe janë pajtuar vetëm për këmbimin e të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, i dha Rusisë 50 ditë kohë që t’i japë fund luftës, në të kundërtën tha se Moska do të përballet me sanksione. Por, Kremlini nuk ka dhënë sinjale se ka vullnet për kompromis.

“Askush nuk pret një rrugë të lehtë. Do të jetë shumë e vështirë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për pritjet e tij për bisedimet.

Ukraina tha se shpreson që të dy vendet do të diskutojnë për lirimin e të burgosurve dhe të nisin punën për një takim mes Zelenskyt dhe Putinit.

Të dy palët kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme për përfundimin e konfliktit.

Rusia ka kërkuar që Ukraina të tërhiqet nga katër rajonet ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar në shtator të vitit 2022 – një kërkesë që Kievi e ka cilësuar si të papranueshme.

Ukraina ka përjashtuar çdo negociatë për territorin para një armëpushimi dhe ka thënë se kurrë nuk do të njohë pretendimet e Rusisë mbi territoret e pushtuara – përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha në lindje dhe jug të Ukrainës dhe ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Turqi Ukraine Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

më shumë...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime

më shumë...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së furgonit me një kamion, mes viktimave ka edhe fëmijë

më shumë...

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temperatura gjatë natës mund të ndikojë më shumë nga sa mendoni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin shokë fëmijërie, 2...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.