E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia dëbon një diplomat britanik, e akuzon për spiunazh

Rusia ka njoftuar sot se do të dëbojë një diplomat britanik, të cilin Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) e ka cilësuar si spiun britanik.

FSB-ja bëri të ditur se diplomati në fjalë ishte një agjent sekret që vepronte për llogari të shërbimit britanik të inteligjencës.

Sipas autoriteteve ruse, atij i është kërkuar të largohet nga territori rus brenda dy javësh.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë thirri përfaqësuesin e Britanisë në Moskë për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Në deklaratën e saj, ministria theksoi se Moska nuk do të tolerojë veprimtarinë e oficerëve të padeklaruar të shërbimeve britanike të inteligjencës në Rusi, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim i situatës nga ana e Londrës do të marrë një përgjigje të vendosur nga pala ruse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë