Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Rusia bombardon Ukrainën mes bisedimeve tripalëshe me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

24 Janar 11:18

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës gjatë natës, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 23 të tjerë, pavarësisht bisedimeve tripalëshe me Shtetet e Bashkuara që janë duke u zhvilluar për përfundimin e luftës.

Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u mblodhën të premten në Abu Dabi në bisedimet e para tripalëshe qëkurse Kremlini e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj në vitin 2022.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e akuzoi të shtunën presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se urdhëroi në mënyrë “cinike” sulme me raketa, ndërkohë që bisedimet mes palëve po vazhdonin në Abu Dabi.

“Ky sulm barbar edhe një herë dëshmon se vendi i Putinit nuk është në tryezën e paqes, por në bankën e të akuzuarve të një tribunali special”, shkroi Sybiha në platformën X.

Në shënjestër të sulmeve të Rusisë gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës ishin dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kievi dhe Harkivi, ku u vra një person dhe u plagosën të paktën 23 të tjetër.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar 375 dronë dhe 21 raketa në këto sulme, të cilat edhe një herë kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen për pjesë të mëdha të kryeqytetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se është ende herët për të nxjerrë përfundime nga dita e parë e takimeve në Abu Dabi dhe i bëri thirrje Rusisë të tregojë se është e gatshme t’i japë fund luftës.

Bisedimet pritej të rifillonin të shtunën në mëngjes.

Përpara bisedimeve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se Rusia nuk ka hequr dorë nga këmbëngulja që Ukraina ta dorëzonte të gjithë zonën lindore të Donbasit – zemrën industriale të Ukrainës – që përfshin rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.

Kërkesa e presidentit rus që Ukraina ta dorëzojë 20 për qind të territorit të Donjeckut që ende e mban nën kontroll. rreth 5.000 kilometra katrorë ka dalë të jetë pengesë e madhe për çdo marrëveshje.

Zelensky nuk pranon të heqë dorë nga toka që Rusia nuk ka arritur ta pushtojë në katër vjet lufte rraskapitëse dhe shkatërruese.

Sondazhet tregojnë se ka pak gatishmëri mes ukrainasve për lëshime territoriale.

Rusia thotë se dëshiron zgjidhje diplomatike, por do të vazhdojë të punojë për arritjen e qëllimeve të saj me mjete ushtarake, për aq kohë sa zgjidhja përmes bisedimeve mbetet e paarritshme.

Para sulmeve të së shtunës, Kievi kishte përjetuar tashmë dy sulme masive gjatë natës që nga fillimi i Vitit të Ri, të cilat kishin ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen për qindra ndërtesa banimi.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës tha të shtunën se 800.000 njerëz në Kiev, ku temperaturat ishin rreth -10 gradë Celsius kishin mbetur pa energji elektrike pas sulmit të fundit rus./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi ukjraine Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.