E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rusia bombardon Odesën, raketat bien mbi një kompleks banimi, 18 viktima

Sulmet ruse me raketa ndaj qyteteve ukrainase nuk ndalen, këtë herë shënjestër e bombardimeve ka qenë qyteti-port i Odesës. 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

 

Raketat ruse goditën një ndërtesë banimi dhe një resort mëngjesin e sotëm pranë Odesës në Detin e Zi.

 

Reklamë

Rusia ka dyfishuar numrin e sulmeve në të gjithë Ukrainë në dy javët e fundit, por në shumë raste raketat kanë shënjestruar objektet civile duke shkaktuar edhe humbje jetësh.

 

Rusia vijon të mohojë se nën shënjestër kanë qenë civilët, por pamjet vërtetojnë të kundërtën.

 

Sulmi vjen jo më larg se 24 orë, pasi presidenti amerikan Joi Biden premtoi ndihma shtesë për Ukrainën, duke përfshirë 800 milionë dollarë dhe sisteme të reja raketash.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë