E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia bombardon Odesën, një i vrarë dhe disa të plagosur! Borrell vizioton Kievin

Dronët rus goditën gjatë natës qytetin Odesa të Ukrainës duke lënë të vdekur 1 person dhe duke plagosur 13 te tjerë, mes tyre dy fëmijë

Disa banesa dhe dhjetra automjete u dëmtuan  nga sulmi rus, i  cili ishte i dyti rradhazi.

Ndërsa situata është rënduar ditët e fundit, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell mbërriti në Kiev, për një vizitë të paralajmëruar.

“Mbështetja e BE-së për Ukrainën ka qenë prioriteti im personal gjatë mandatit tim dhe do të mbetet në krye të agjendës së BE-së”, tha Borrell.

Borrell është zyrtari më i lartë i BE-së i cili  po viziton Kievin që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë