Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin e parë...

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet Berishës: Piromani...

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe makina, panik...

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në shënjestër qendra...

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja në 24...

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në situatë të...

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani...

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në mur, gjen...

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos i “Amazon”...

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë!...

Rusia akuzohet për vrasjen e qytetarëve të saj në një sulm në Kursk

2 Shkurt 18:59

Ushtria ukrainase dhe presidenti Volodymyr Zelensky kanë thënë se forcat ruse kanë goditur një shkollë me konvikt në rajonin rus të Kurskut  të pushtuar nga Ukraina  duke vrarë të paktën katër “qytetarë të vet” dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi i 1 shkurtit ka ndodhur disa orë pasi Kievi ka raportuar që të paktën 10 persona janë vrarë, si pasojë e një sulmi rus në një zonë banimi në qytetin ukrainas Poltava.

“Avioni rus goditi një shkollë me konvikt në qytezën Sudzha në rajonin e Kurskut me një bombë. Sulmi është kryer qëllimshëm”, ka thënë ushtria ukrainase.

Në raportime të pakonfirmuara është thënë se shumica e viktimave janë persona të moshuar që përkohësisht janë strehuar në ndërtesë.

“Në kohën e sulmit, dhjetëra banorë lokalë kanë qenë brenda në ndërtesë, duke u përgatitur për t’u evakuuar”, ka thënë ushtria ukrainase, duke shtuar se të paktën 84 civilë janë “shpëtuar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore”.

Zelensky ka shkruar në X se “kështu kryen luftë Rusia Sudzha, rajoni i Kurskut, territor rus, shkollë me konvikt, me civilë duke u bërë gati për t’u evakuuar”.

“Bombë ajrore ruse. Ata e kanë shkatërruar ndërtesën edhe pse dhjetëra civilë ishin brenda. Bombat ruse shkatërruan shtëpitë ukrainase në mënyrë të njëjtë. Edhe kundër civilëve të vet, ushtria ruse po përdor taktika të ngjashme”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më vonë se forcat ushtarake ukrainase e kanë kryer sulmin.

“Më 1 shkurt, forcat e armatosura ukrainase kanë kryer edhe një krim tjetër lufte, duke kryer sulm të shënjestruar në një shkollë me konvikt në qytetin Sudzha”, ka thënë ministria përmes një deklarate.

Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në gusht të vitit të kaluar, Ukraina ka zaptuar territor në rajonin rus Kursk, në kuadër të një ofensive të befasishme. Ndonëse ka humbur territor prej atëherë, Ukraina ka nisur sërish ofensivë më vonë, për të rikthyer tokën e humbur.

Forcat ruse kanë angazhuar rreth 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut, për të luftuar krah ushtrisë ruse në rajonin e Kurskut, mirëpo janë përballur me humbje të mëdha, sipas zyrtarëve ukrainas dhe atyre perëndimorë./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi sulme Ukrain

Nga e njëjta kategori

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin e parë në sezonin e ri

më shumë...

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët kryesorë mesazh të veçantë për ndjekësit

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe makina, panik te banorët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

4:05

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet...

3:56

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:55

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe...

3:37

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në...

2:56

Merr flakë makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak...

2:37

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja...

2:15

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në...

1:32

Gjenden sërish mbetje mortore në Zubin Potok,...

1:15

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan,...

12:53

Shkodër/ Ndalohet furgoni i mbushur me kuti,...

12:41

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për...

12:27

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në...

12:10

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos...

11:57

Fluksi i lartë në hyrje në pikat...

11:51

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna...

11:45

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit,...

11:27

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet...

11:12

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit ka qenë, ës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.