Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg...

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e Gjermanisë ka...

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut! Shënohet...

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku...

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në Greqi, helikopteri...

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti Trump kërkon...

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD: Verë e...

Rusi: Policia arreston mbi 180 anëtarë të një forumi opozitar

13 Mars 18:31

Policia ruse arrestoi të shtunën mbi 180 pjesëmarrës të një forumi anëtarësh të pavarur të këshillave bashkiakë, një veprim që vjen mes goditjeve të shumëanshme të autoriteteve ndaj kundërshtarëve.

Policia u shfaq në takimin e tyre në Moskë menjëherë pasi filloi, duke thënë se të gjithë të pranishmit do të arrestoheshin për pjesëmarrje në një aktivitet të një organizate të “padëshirueshme”. Një punonjës policie që drejtonte bastisjen tha se të arrestuarit do të dërgohen në stacionet e policisë dhe do të akuzohen për shkelje administrative.

OVD-Info, një grup i pavarur që monitoron arrestimet dhe shtypjen politike, tha se më shumë se 150 pjesëmarrës në forum u arrestuan. Midis tyre ishin Ilya Yashin, një politikan i opozitës që drejton një nga qarqet komunale të Moskës; ish-kryetari i Bashkisë së Yekaterinburgut Yevgeny Roizman; dhe anëtarja e këshillit bashkiak të Moskës, Julia Galyamina.

“Qëllimi i tyre ishte të shkurajonin njerëzit nga përfshirja në politikë,” tha përmes një video nga furgoni i policisë Andrei Pivovarov, një politikan që ndihmoi në organizimin e forumit.

Zoti Pivovarov ka luajtur një rol kryesor në “Rusinë e Hapur”, një grup i financuar nga manjati rus i në mërgim Mikhail Khodorkovsky. Zoti Khodorkovsky u transferua në Londër pasi bëri 10 vjet burg në Rusi nën akuza që shihen gjerësisht si hakmarrje politike si rezultat i sfidës së tij ndaj regjimit të Presidentit Vladimir Putin.

Një ligj i vitit 2015 parashikon dënim penal për anëtarësimin në organizata “të padëshirueshme”. Qeveria ka përdorur ligjin për të ndaluar rreth 30 grupe, përfshirë “Rusinë e Hapur”.

Një ligj i mëparshëm i detyroi organizatat joqeveritare që marrin fonde të huaja dhe përfshihen në veprimtari, të përshkruara lirshëm si politike, që të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Ligjet janë kritikuar gjerësisht si pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të shtypur kundërshtarët, por autoritetet ruse i kanë përshkruar ato si një përgjigje e përshtatshme ndaj përpjekjeve të pretenduara perëndimore për të sabotuar vendin.

Goditja e policisë të shtunën ndaj forumit vjen pas arrestimit dhe burgosjes së udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Armiku politik më i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin u arrestua më 17 janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj trajtim mjekësor nga një helmim me agjent nervor, për të cilin ai fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën.

Muajin e kaluar, zoti Navalny u dënua me 2 vite e gjysëm burg për shkelje të dënimit me kusht, akuza që ai i hodhi poshtë si një hakmarrje të Kremlinit. Arrestimi dhe burgosja e tij shkaktuan një valë protestash në të gjithë Rusinë, të cilave autoritetet iu përgjigjën me një goditje masive.

Qeveria ka intensifikuar shtypjen e saj ndaj opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për në shtator ndërsa popullariteti i partisë kryesore të mbështetur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, ka rënë./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Arrestime Deputetë opzoita Rusi

Nga e njëjta kategori

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg Poli Boriçin

më shumë...

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut! Shënohet viktima e katërt, 36 raste të konfirmuara

më shumë...

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

më shumë...

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do të vijojmë të mbështesim Ukrainën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

4:07

Parashikimi i moti për ditën e mërkurë,...

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

2:49

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: 6...

2:42

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

2:41

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri...

2:36

Ky gabim që bëni kur prisni shalqirin...

2:16

Reforma e re territoriale e bashkon me...

2:16

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në...

2:11

KE për hapjen e urës mbi Ibër:...

2:11

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti...

2:04

Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen...

1:47

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD:...

1:30

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad,...

1:29

Zjarri në hotelin në Vlorë, 25-vjeçarja me...

1:02

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.