Sportisti i Gjimnastikës, Matvei Petrov është zyrtarisht pjese e ekipit Olimpik shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2021.

 

Lajmin e bëri publik Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Gjimnastikës, që me anë të një postimi, komunikoi se gjimnasti pas paraqitjeve pozitive ia doli të jetë pjesë e kuqezinjve për të udhëtuar në Tokio.

 

Edhe pse sportisti është me origjine ruse, por me shtetësi shqiptare, ai asnjëherë nuk ka qenë në dyshim për të përfaqësuar kombëtaren tonë, ndërsa tha se i adhuronte ngjyrat kuq e zi.

 

Matvei Patrov u shpall Kampion Europe për Shqipërinë në Gjimnastikë Artistike për vitin 2020.  Ndërsa po në atë vit, ai fitoi edhe Medalje Bronzi për Shqipërinë në Kupën e Botës në Hungari.

 

Lojërat Olimpike ndezin motorët këtë verë në datën 23 korrik dhe përfundojnë në 8 gusht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *