Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset e vogla...

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës...

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë kompani europiane...

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700%...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen...

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me...

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për fatin e...

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë e Shqipërisë

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e tij jep...

Kriza në Lindjen e Mesme prek Japoninë, patatinat dalin...

Rusi, gazetari amerikan i arrestuar për spiunazh mbetët në paraburgim

18 Prill 19:25

Gjykata e Qytetit të Moskës vendosi të martën ta mbajë në paraburgim gazetarin amerikan Evan Gershkovich në pritje të përfundimit të hetimeve dhe procesit gjyqësor kundër tij. Ai u arrestua me akuza për spiunazh të cilat janë hedhur poshtë nga zoti Gershkovich dhe qeveria amerikane. Gazetari i “Wall Street Journal” është korrespondenti i parë amerikan, që nga Lufta e Ftohtë që arrestohet në Rusi nën akuzat për spiunazh.

 

Gjykata e qytetit të Moskës vendosi ta mbajë në paraburgim gazetarin amerikan Evan Gershkovich i cili dukej i qetë brenda një kafazi prej xhami, ndërsa gjykatësi hodhi poshtë kërkesën e avokatë,ve të tij për lirim me kusht ose vënien në arrest shtëpiak. Ai do mbahet në paraburgim të paktën deri më 29 maj.

 

“Mund të them vetëm sa shqetësuese ishte të shikoja një gazetar të pafajshëm, të mbajtur në këto rrethana. Unë munda ta takoja atë të hënën në burg. Ishte hera e parë që na u lejua kjo që nga ndalimi i tij më shumë se dy javë më parë. Mund të them se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet i fortë, pavarësisht rrethanave”, tha ambasadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy.

 

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë e arrestoi në mars 31-vjeçarin në Yekaterinburg dhe e akuzoi atë se po përpiqej të merrte informacione sekret në lidhje me një fabrikë ruse armësh.

 

Ai, punëdhënësi i tij, gazeta amerikane “Wall Street Journal” dhe qeveria e SHBA-së mohojnë që ai të jetë përfshirë në spiunazh dhe kanë kërkuar lirimin e tij.

 

“Ai është i gatshëm të përballet me këtë situatë. Është gati të luftojë për shtyp të pavarur dhe të mbrohet. Në seancën e sotme tha se ishte i gatshëm të provonte se ishte i pafajshëm”, tha një prej avokateve të tij, Maria Korchagina.

 

Gazetari amerikan mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i cili daton nga epoka cariste dhe ka qenë një simbol i tmerrshëm i represionit që nga koha sovjetike.

 

“Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke lexuar në rusisht, kryesisht vepra klasike ruse, si Lufta dhe Paqja dhe përdor palestrën. Ai ka të drejtë të bëjë shëtitje jashtë dhe shikon televizor”, tha avokatja tjetër mbrojtëse e zotit Gershovich, Tatian Nozhkina.

 

Javën e kaluar, Uashingtoni zyrtarisht e cilësoi si të padrejtë ndalimin e zotit Gershkovich.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 20 vjet burg. Avokatët rusë kanë thënë se hetimet e kaluara për rastet e spiunazhit kanë zgjatur nga një vit deri në 18 muaj, kohë gjatë së cilës ai mund të ketë pak kontakt me botën e jashtme.

 

Në dhjetor, basketbollistja amerikane Brittney Griner u shkëmbye me tregtarin rus të armëve Viktor Bout pas gjyqit dhe dënimit të saj për posedim droge.

 

Paul Whelan, një tjetër shtetas amerikan, drejtori për sigurinë globale i kompanisë amerikane të furnizimit me pjesë këmbimi për makinat, “BorgWarner”, është burgosur në Rusi që nga dhjetori i vitit 2018 me akuza spiunazhi, të cilat familja e tij dhe qeveria amerikane i kanë quajtur të pabaza.

 

“Akuzat kundër zotit Evan janë të pabaza dhe i bëjmë thirrje Federatës Ruse që ta lirojë menjëherë. Ne gjithashtu bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Paul Whelan-it. Ai është burgosur për më shumë se katër vjet në Rusi. Të dy meritojnë që të shkojnë në shtëpi te familjet e tyre”, tha ambadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy.

 

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur ndalimin e gazetarit “krejtësisht të paligjshëm” dhe i tha familjes se ai po punonte për lirimin e zotit Gershkovich.

 

Arrestimi i gazetarit u bë në një moment tensionesh të ashpra midis Perëndimit dhe Moskës për agresionin e saj në Ukrainë dhe teksa Kremlini ka intensifikuar shtypjen e aktivistëve të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe grupeve të shoqërisë civile.

 

Fushata gjithëpërfshirëse e represionit është e paprecedentë që nga epoka sovjetike. Aktivistët thonë se kjo shpesh nënkupton se vetë profesioni i gazetarisë është kriminalizuar, së bashku me aktivitetet e rusëve të rëndomtë që kundërshtojnë luftën./VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Evan Gershkovich gazetar Paraburgim Rusi SHBA Spiunazh

Nga e njëjta kategori

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës për Prokurimet Publike: Kemi bërë progres të madh, vlerësohemi ndërkombëtarisht

më shumë...

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700% e vizitorëve hebrenj në vend

më shumë...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen dita-ditës, shqiptarët rrezikuan jetët për të mbrojtur hebrenjtë

më shumë...

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:06

Gjyqi për pronat/ Babai i Ervis Martinaj...

2:46

Lamallari pret Ministrin e Brendshëm të Italisë:...

2:36

E-Albania 3 ditë jashtë funksionit: Ndërprerja e...

2:24

Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset...

2:00

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet...

1:44

Sfidat për sigurinë ushqimore, AKU kalon në...

1:32

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i...

1:28

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë...

1:04

Dita Botërore e Infermierëve, ministrja Sala: Asnjë...

1:02

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj,...

12:58

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet...

12:27

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën...

12:14

Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë...

11:54

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik...

11:43

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për...

11:38

Si do të aplikohet paraburgimi? Avokatët: Vendimi...

11:37

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë...

11:19

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e...

11:06

Kriza në Lindjen e Mesme prek Japoninë,...

10:50

Unioni “kufizon” rrjetet sociale, Ursula von der...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.