Një 22 vjeçar i identifikuar si Khalil Khalilov, është autori i vrasjes së 5 grave pranë një kishe në Rusinë jugore, pasditen e së dielës.

 

Pamjet e sigurisë kanë filmuar momentin kur i riu i afrohet kishës me pushkë në dorë, dhe fillon të qëllojë mbi njerëzit. Dëshmitarët thanë për mediat se autori i masakrës, i cili është banor vendas thirri “zoti është i madh”, dhe më pas qëlloi mbi viktimat.

 

Ai u vra nga forcat e sigurisë. 4 nga gratë humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëra ndërroi jetë gjatë operacionit pak orë më vonë. Pesë të tjerë, përfshirë dhe dy roje sigurie janë plagosur. Sipas disa raportimeve, pas këtij sulmi mendohet se qëndron ISIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *