Subscribe

Italia dhe Spanja dy favoritet e grupit ku bën pjese edhe Shqipëria e kane nisur me fitore fushate e kualifikueseve per ne botëror. Ne nje ndeshje ku pritej e forte për shkak te fushës dhe ekipit, ne Izrael, Italia kaloi pa probleme duke fituar 3-1 edhe pse ne pjesën me te madhe ne 45 minutat e dyta luajti me nje lojtar me pak. Nga këmbët e talentit te Paris SG, Verati, lindi dhe aksioni i golit te pare, i cili u firmos nga Pele. Miqtë nuk e ulen ritmin dhe ne minutën e 31 dyfishuan shifrat me Kandreva. Te mbështetur edhe nga 30 mije tifozë ne Haifa, Izraeli u duk se u fut ne loje ne minutën e 35 kur Ben Haim ngushtoi diferencën e golave, ndërsa duket se fati u buzëqeshi me fillimin e pjeses se dyte kur Kielini la Italine me nje lojtar me pak, për shkak te kartonit te kuq. Qe nga ky moment miqtë ne vështirësi, ndërsa ne skene doli veterani Bufon me disa pritje fantastike. Por ne minutën e 83 Imobile mbylli gjithçka ne favor te Italisë kur ne nje kundërsulm te shpejte vulosi shifrat përfundimtare 1-3. Por ne krye te Grupit G qëndron Spanja fale golavarazhit me te mire me ate fitore te thelle ndaj Lihtensheinit. Ne drejtimin e trajnerit te ri Lopetegui iberiket gjeten 8 here rrjetën, gola qe mbajtën per protagoniste Diego Costa, David Silva dhe Morata dopiete secili, si dhe Roberto e Vitolo. Ne takimet e tjera, Serbia ngeci ne shtëpi duke barazuar 2-2 me Irlanden. Austria fitoi ne Gjeorgji 2-1 ndërsa Uellsi shpartalloi Moldavine 4-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *