Ne ditën me te vështirë per te ardhmen e saj, Lionel Mesi udhëhoqi Argjentinën ne fitoren 3-0 përballë Kolumbisë ne takimin e vlefshme për eliminatoret e botërorit grupi i Amerikës latine. Ylli i Barcelonës shenoi nje gol dhe dhuroi dy asiste ne nje fitore qe tashme e çon kombëtaren e tij ne vendin e peste ne renditjen e përgjithshme qe eshte dhe pragu per kualifikimin ne rusi 2018 edhe pse zona play-off. Ne San Huan te zotet e shtëpisë kaluan qe ne minutën e 10 ne avantazh fale Mesit ne nje goditje denimi. 13 minuta me vone kapiteni i Argjentinës dha nje pasim te pabesueshëm per Prato qe me koke dyfishoi shifrat. Ne nje ndeshje te dominuar, vendasit 6 minuta nga fundi gjeten edhe golin e trete kur pas nje gabimi te Murijo përsëri Mesi dhuroi pasimin per Di Maria ne rezultatin përfundimtar 3-0. Ndërkohe Brazili thelloi diferencën ne renditjen e përgjithshme pas fitores 2-0 ne fushën e vështirë te Peruse. Te ashtuquajturit Verde Oro gjeti dy here rrjetën fale Gabriel Jesus dhe Renato Augusto. Kombëtarja e drejtuar nga Tite tashme ngjitet ne kuotën e 27 pikëve, 4 me shume se Uruguaj qe nga ana e tij pësoi nje humbje te rende ne Kili 3-1. Edhe pse miqte shënuan te paret me Edinson Kavani, vendasit barazuan ne fundin e pjese se pare me Eduardo Vargas ndërsa ne pjesën e dyte Aleksis Sanchez ishte vendimtar me dopieten e tij. Per t’u përmendur ne kete takim humbja e penalltisë nga ana e Luis Suarez një minute nga fundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *