E martë, 13 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Rushan Selko babai i fëmijës së 12-vjeçares që p*rdhunoi”, dalin rezultatet e analizave mjeko-ligjore

Analiza e ADN-së ka hedhur dritë mbi rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec e cila mbeti shtatzënë pas abuzimit nga 67-vjeçari Rushan Selko, i njohur i familjes së saj.

Sipas analizave mjeko-ligjore, është konfirmuar se fëmija i përkiste të dyshuarit të arrestuar nga policia, Rushan Selko.

Reklamë

Rezultatet janë administruar disa ditë më parë dhe tashmë i janë bashkëngjitur fashikullit hetimor të Prokuroria e Korçës.

Organi i akuzës pritet që së shpejti të dorëzojë në gjykatë kërkesën për përfundimin e hetimeve dhe nisjen e procesit gjyqësor ndaj të moshuarit.

Reklamë

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes dhe moshës së mitur të viktimës.

Rasti tronditës u zbulua më 31 dhjetor të vitit të kaluar, kur 12-vjeçarja kallëzoi se në muajin gusht 2025 Rushan Selko e përdhunoi në banesën e tij.

E mitura rezultoi 22 javëshe shtatzënë, ndërsa rrëfeu në prokurori se i moshuari e lidhi në banesën e tij dhe kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Familjarët e të miturës, jashtë kamerave, u shprehën se me autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë