E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Rusët nuk i dinë rreziqet nga COVID-19”/ Kinezët të frikësuar vetizolohen në Rusi

Në një kohë kur koronavirusi përhapet me shpejtësi në Rusi, rreth 500 kinezë rezidentë në qytetin e Khabarovsk vendosën që të mbyllen në një bllok apartamentesh, duke vendosur një regjim vetizolimi që prej 1 prillit.

“Patjetër që ne dëshirojmë të ikim në shtëpi. Por më kufijtë e mbyllur dhe me aludimet për një rikthim të koronavirusit, dhe për faktin qe biznesi im është këtu, ne detyrohemi të qëndrojmë në Rusi dhe të kujdesemi për veten”, tha 50-vjeçari, Liu Haijun.

Reklamë

Ai tha se shumica e kinezëve në Rusi janë ndërgjegjësuar për pasojat e epideminë.

“Mirëpo, pjesa më e madhe në Rusi nuk janë të informuar për rrezikun. Ata vijojnë të dalin në rrugë pa maskë dhe duke u përqafuar. Nëse njëri infektohet nga virusi, e sigurt që edhe të tjerët do të preken gjithashtu”, tha Liu, i cili ka një biznes veshjesh që prej 23 vitesh.

Presidenti Vladimir Putin i ka urdhëruar rusët që të punojnë nga shtëpia që prej 1 prillit dhe të ruajnë distancën fizike nga të tjerët në dyqanet e ushqimeve.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë