Telefoni është një ndër objektet që kohët e fundit është kthyer në një mankth veçanërisht për moshat e reja.

 

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re mjaft të përhapur në gjithë globin, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin mendor.

 

“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram apo Tëitter.

 

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

 

Nomofobia është një ndër gjendjet që duket se po përkeqësohet dita ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *