E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rudina Hajdari vlerëson gatishmërinë e Bashës për përfundimin e Reformës Zgjedhore

Rudina Hajdari ka vlerësuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për t’u rikthyer në tryzën e Këshillit Politik.

Në një reagim në “Twitter”, deputetja e opozitës parlamentare e konsideron një veprim pozitiv gatishmërinë e liderit demokrat. Megjithatë, Hajdari thekson nevojën për gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit.

“E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë”, thuhet në postimin e deputetes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë